Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Prizren, ku babë e bijë u gjetën të vdekur.
Mediat e Kosovës raportuan që njëri nga viktimat është polic, edhe pse Prokuroria dhe Policia ende s’kanë dhënë një njoftim zyrtar rreth rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë, dyshohet se babai ka vrarë vajzën dhe më pas edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, një orar ky gjatë të cilit polici duhej të ishte paraqitur në vendin e punës.
Në vendngjarje janë Prokuroria dhe Policia të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.
e.h/DRONI.al/











