Kryeministri Rama ka shpjeguar në një konferencë për shtyp edhe një foto të publikuar ku Rama shihet në një dyqan në Manhatan, Nju Jork duke psonisur.
Foto e publikuar në mediat e Tiranës bëntë fjale për një vizitë të Kryeministrit në lagjen e njohur të Nju Jorkut ku dyqanet janë të shtrenjta. U tha se ishte në një nga butiket e firmave të njohura të veshjeve, dhe Rama njihet për pasionin e tij për veshjet sidomos ato që ngjajnë të jenë ekstravagante por gjithnjë ‘metro’.
Kryeministri tha se të shkosh në dyqane në Nju Jork nuk është mëkat por se në fotografinë e botuar në mediat e Tiranës ai është në një dyqan bojërash për piktura./DRONI.al/











