Kryeministri Rama ka komentuar sot protestat e të rinjve kundër qeverisë pas vrasjes nga policia të 25 vjecarit Klodian Rasha, duke i konsideruar ato protesta të dështuara ndërsa ngriti si problem aktivizimin e fëmijëve në akte vandalizmi.
“Është një problem i madh shqetësues , tha Rama prania e fëmijëve në protesta. Është një organizatë terroriste Boko Haram që rekruton luftëtarë të këtyre moshave dhe i hedh kundër kundërshtarit të vet. Edhe këtu këta fëmijë janë të rekrutuar, ndërkohë që ansjë media, analist apo vëzhgues të tjerë nuk e kanë ngritur këtë problem”.
Rama tha se nuk është vandalizmi dhe dhuna që e detyron qeverinë të tërhiqet në vendimet apo qëndrimet e saj. Nderkohe theksoi se protesta nuk eshte rebelim i shoqerise.
Kjo protestë tha ai nuk ka asnjë ngjashmëri me protestën kundër lëndëve kimike. Ata nuk thyen asnjë xham por detyruat qeverinë që të ndalonte akomodimin e këtyre lëndëve për shkatërrim në Shqipëri.
Ndërkohë nuk ka asnjë dallim edhe me protestën e studentëve të cilët arritën qëllimet e tyre për shkak se kishin të drejtë. Edhe protesta në Kalimash solli përfitime për qytetarët e Kukësit pasi ata kishin të drejtë.
Kryeministri theksoi se se kjo protestë është e dhunshmet. Ministri i Brendshëm dha dorëheqje. Edhe unë dot ë kisha dalë në protestë diutën e parë po të mos isha Kryeministër për të sh[prehur indinjatën, por jo për tíu hedhur në fyt policëve.











