Ka përfunduar vizita e kryeministrit Edi Rama në familjen Rasha, e cila është edhe vizita e tretë e Ramës që prej ditës kur u kthye në SHBA.
Kryeministri ka qenë i vetëm brenda banesës, dhe nuk ka preferuar që të marrë asnjë person tjetër nga PS apo qeveria, njofton reporteri i faxneës i cili ndodhej në afërsi të banesës kur Kryeministri ishte atje.
Makina e tij ka qendruar në hyrje të rrugicës që të çon pranë familjes Rasha, dhe menjeherë sapo ka dalë nga banesa ai ka hyrë brenda saj, pa dhënë asnjë koment për mediat, rreth asaj që mund të ishte diskutuar me familjen nga Dibra.
Ramën e ka përcjellë pak metra xhaxhai i Klodianit, ndërkohë që pjesa tjetër e familjarëve kanë qendruar brenda oborrit të banesës, ku familja ende pret njerëz për të kryer ngushëllimet për humbjen e djalit të tyre 25-vjeçar.
Kjo vizitë e Ramës në këtë familje vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension të posaçëm për këtë familje, të cilën babai i Klodianit tha se nuk do ta pranonte një ditë më parë.
Gazetari i Fax Neës Lisi Myrta, u interesua pranë familjes, për të marrë një koment të tyre për vizitën e Ramës, por ata nuk pranuan që të shpreheshin për mediat, duke thënë se tashmë i kanë mbyllur të gjitha çështjet, dhe se presin vendimin që do të japë drejtësia.
Në lidhje me pensionin e qeverisë, burime të afërta me familjen kanë thënë se do ta japin për bamirësi.
Ndërkohë ata kanë kërkuar ndryshimin e akuzës nga vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes në vrasje me dashje, ndërkohë që dje e kanë quajtur false ndjesën që u ka kërkuar në gjyq punonjësi i Policisë Nevaldo Hajderaj.
Babai i Klodianit deklaroi dje në një intervistë televizive se ai ka pamje filmike të momentin të vrasjes, dhe në rast se drejtësia nuk bën rolin e saj, ai do të veprojë në ditët në vijim./DRONI.al/











