Ish Presidenti Sali Berisha i njohu sonte nje merite parardhesit te tij si President, Ramiz Alise.
“Ramiz Alia pati nje merite pergjate tranzicionit, e kuptoi qe mund te ndodhte dicka e ngjashme me Rumanine”, tha Berisha.
Kjo eshte hera e pare qe Berisha flet me nota paqeje per Aline qe nga 11 dhjetori 1990 kur u themelua PD.
Berisha tha se nuk ka pase marreveshje me Ramiz Aline per tranzicionin dhe se ai nuk ka apse asnje ndikim ne zhvillimet me PD qe nga themelimi i saj. Berisha ka rrefyer sonte ne bisede me gazetarin Blendi Fevziu momentet e zgjedhjes se tij kryetar i PD ne shkurt te 1991, duke zevendesuar Azem Hajdarin qe ishte kryetar i komisionit nismetar te PD.
“Une dhe Gramoz Pashko u terhoqem nga kandidimi por disa anetare te rinj te kryesise kerkuan te futeshim ne gare. Me kembenguljen e tyre u futen ne gare dhe une mora vota sa te gjithe konkurentet e tjere bashke”, tha Berisha. /DRONI.al/











