Në Turqi ditën e sotme është mbajtur një marshim paqësor nga Unioni Studentor shqiptaro-turk për vrasjen e Klodian Rashës.
Duke mbajtur në duar pankartat “Unë Jam Klodiani” dhe foton e të riut që u vra nga policia shqiptare, ata u solidarizuan me protestat që po bëhen në vendin tonë duke ecur drejt Konsullatës së Përgjithshme shqiptare në Stamboll.
Në rrjetet sociale të Unionit Studentor në Turqi është publikuar një foto nga tubimi ku falenderohen pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje virtuale.
Njoftimi i plotë:
Unioni Studentor Shqiptar-Turqi organizoi diten e sotme, me date 14.12.2020, Marshimin Paqesor drejt Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise ne Stamboll duke iu bashkuar keshtu levizjeve solidarizuese qe po behen cdo dite ne sheshet e cdo qyteti ne Shqiperi, por edhe atyre ne qytetet me kryesore te botes nga diaspora shqiptare, me qellimin e vetem per te rritur ndergjegjesimin ndaj respektimit te te drejtave themelore te njeriut dhe per te denuar terrorin dhe dhunen e ushtruar nga forcat e rendit.
Falenderojme pjesemarresit dhe te gjithe ata qe shprehen mbeshtetjen e tyre virtuale per organizimin e kesaj veprimtarie ne pamundesi per te marre pjese si shkak i kufizimeve te vendosura ne kuader te mbrojtjes ndaj COVID-19″.

e.h/DRONI.al/











