Data 13 dhjetor 2020 është një datë simbolike për ultrasit dhe kudo nëpër mure, stadiume dhe rrjete sociale është parë numri 1312, një mesazh i koduar që mund të përkthehet në ACAB (All Caps Are Bastards – Të gjithë policët janë bastardë).
Edhe ditën e djeshme ultrasit bënë një protestë kundër policëve dhe fansat e Partizanit kishin udhëtuar drejt Shkodrës, duke shkelur udhëzimet e autoriteteve shtetërore, vetëm për të mbështetur skuadrën e preferuar.
Në mënyrën e tyre ultrasit e kuq protestuan edhe për Klodian Rashën i cili ishte i portretizuar në një copë që valëvitej duke përçuar mesazhin kundër policisë.
e.h/DRONI.al/












