Pasditen e së premtes janë arrestuar 7 persona në Durrës tē cilët janë të akuzuar për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “shkatërrim prone”, pengim i qarkullimit të transportit”, si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.
Ditën e sotme rreth orës 13:30 pritet të jepet masa e sigurisë .
Lidhur me protestat, në total 15 persona janë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, 7 janë të arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim.
/DRONI.al/ l.b











