28 persona i arrestuan 2 jane shpallur në kërkim gjate nje operacioni antidroge ne qytetin e Vlores naten e djeshme.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksion ku është shprehur se deri më tani janë dhënë 40 urdhër arreste.
Sipas uniformave blu është bërë i mundur arrestimi i 28 personave, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, për 5 është vendosur arrest shtëpie dhe 5 të tjerë vendimi për detyrim paraqitje.
Ndërkaq eshte sekuestruar një lëndë e konsiderueshme kanabisi dhe 2 armë të gjetura në banesa të ndryshme.
Aksioni do të vijojë për zbardhjen e plotë të personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku lëndësh narkotike.











