Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se shkolla pas festavevte fundvitit nuk do të nisë në datë 4 sikur është në program, por në 11 ose 18 të muajit të parë të vitit të ri për shkak të pandemisë.
“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi, gjate nje interviste ne abcnews.
Nderkaq Komiteti i Eksperteve do te vendose kete jave ne lidhje me kufizimin e metejshem te levizjes per shkak te numrit te larte te infektimeve. /DRONI.al/











