Protestat e të rinjve nuk ndalen as sot, dita e dielë.
Ne rrjetet sociale është shpërnadarë thirrja për protestë në Tiranë por edhe në të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë nderkohe qe policia ka shtuar postblloqet ne pikat hurese te Tiranes por edhe ne brendesi te saj.

Mësohet se uniformat blu kanë ngritur postblloqe në disa akse që të çojnë drejt Tiranës. Kështu, në aksin Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë, janë ngritur pika kontrolli, kjo me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale dhe identifikimin dhe parandalimin e ardhjes së protestuesve drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës.
Në një reagim, policia ka sqaruar se postblloqet kanë për qëllim identifikimin e elementëve problematikë, që posedojnë sende të forta apo armë dhe që kanë për destinacion Tiranën.
Mësohet se po ushtrohen kontrolle në automjete, në të cilat udhëtojnë djem të rinj, por edhe furgonë e autobusë, që transportojnë pasagjerë kryesisht ne moshe te re. /DRONI.al/











