Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”,Konispol . Një shtetas me inicialet P.A., 55-vjec ka humbur jetën duke lëvizur me makinë pune eskavator me kovën lartë. Sipas njoftimit të policisë mjeti ka rënë në kontakt me rrymat elekrike duke i sjellë vdekjen e menjehershme 55-vjecarit banues në Finiq ,Sarandë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi policisë
Sarandë
Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.
/DRONI. al / l.b











