Ka humbur jeten mjeku ukone i Anestezi reanimacionit Mihal Kerci. Ai ishte nderkohe pedagog ne Fakultetin e Mjekesise dhe kryetar i shoqates se anestezisteve.
Mjeku anestezist Mihal Kerci ishte i prekur nga COVID-19 në gjendje kritike për jetën prej disa ditesh.
Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë njoftonte para dy ditesh se prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.
Dhimbjen per humbjen e tij e ka shprehur ish ministri Tritan Shehu.
”Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare!
Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!
Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor.
Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!
Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….
Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi.
Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij!
Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme”, shkruan Shehu. /DRONI.al/












