• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FITIM ZEKTHI/Sulmet e Ramës ndaj Bashës janë diçka më shumë se luftë politike

droni by droni
13 December, 2020
in Opinion
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fitim Zekthi

Këto janë momentet më të këqija, ditët më të rënda politike të Kryeministrit Edi Rama, që kur ai mori qeverinë në vitin 2013. Ai ishte përpjekur gjithë këto vite me anë të propagandës, varfërimit, fasadave, luftës ndaj opozitës, kontrollit të mediave, të mos lejonte mendjet e njerëzve të mendonin çfarë qeverisjeje kishte sjellë ai. Kjo përpjekje gjigante e përditshme ka dështuar sepse jeta e përditshme e njerëzve është shumë e vështirë, korrupsioni i qeverisë në sytë e njerëzve është lebetitës, shkatërrimi i rendit publik dhe i shpresës është dëshpërues etj.

Ngjarja e vrasjes së të riut Klodian Rasha i bëri njerëzit të tronditen për pasigurinë e thellë. Në qeverisje dhe në Polici gjenden njolla, vatra, gjendet frymë, që mund të marrë jetën e kujtdo të pambrojtur me lehtësinë më të madhe. Kjo ishte shumë, kjo tejkaloi gjithçka. Gjithkush pa shpërthimet e njerëzve në bulevard apo para godinave, por shpërthimet në mendjet dhe zemrat e qindra mijërave shqiptarëve nëpër familjet e tyre, në shtëpitë e tyre, në tryezat e tyre, në bisedat e tyre kanë qenë dhe janë të pafundme.

Kryeministri Rama po përballet sot me mosbesimin më të madh në këto 22 vite të jetës së tij politike. Ai tashmë ka arritur në pikën që arriti Presidenti Mubarak në shkurt të vitit 2011. Mubarak kishte dështuar në çdo aspekt dhe njerëzit kishin neveri për pushtetin (sigurisht që ai kishte mbështetës në aparatin shtetëror, në media dhe në popull, si pasojë e qindra fijeje politike apo korruptive). Peggy Noonan, ish-këshilltare e Presidentit Raeagan dhe kolumniste e rëndësishme në SHBA, sot i përshkruan ato ditë si momente, në të cilat Mubarak, për çdo fjalë që nxirrte, për çdo gjë që thoshte apo bënte, bëhej edhe më i pabesueshëm për popullin e tij. Ajo tregon se si dallga kundër Mubarak kishte kapluar këdo nga rinia. “Një djalë i ri i iku nga duart nënës së tij për të shkuar në sheshin ‘Tahrir’, në protestë. Nëna nuk donte se kishte frikë mos Policia e qëllonte, por ai i iku. Në Egjipt, njerëzit tani fajësojnë Mubarakun për gjithçka, deri edhe për thatësirën”, shkruan ajo. Vjen një moment, thotë Noonan, kur politikanë të këqij dhe të dështuar, që kanë shumë vite në pushtet (Rama ka 22 vite), bëhen plotësisht të pabesueshëm.

Në këtë pikë ka arritur Rama tani. Ai është totalisht i pabesueshëm. Rama, megjithatë, sillet njëlloj. Ai e ka humbur aftësinë apo fuqinë për të reaguar, për të komunikuar ndryshe me njerëzit dhe për të bërë politikë ndryshe. Propaganda e tij është shumë e ndryshkur, shumë kundërmuese, më shumë bënë dëm për vetë Ramën sesa e ndihmon atë. Kalbëzimi është i plotë dhe fatkeq për të, pasi ai aktivitet të vetëm bazë ka pasur propagandën. Ai vazhdon me këmbëngulje po atë model, stil apo tip sjelljeje politike dhe propagandistike si ditën e parë. Rama nuk pranon asnjë faj, ai ua hedh atë të tjerëve dhe sulmon egërsisht opozitën.

Edhe në rastin e vrasjes se Klodian Rashës, ai nuk pranoi asnjë faj, nuk pranoi asnjë dështim, madje foli për suksese të mëdha të Policisë. Ai vazhdoi edhe në këtë rast sulmin e egër mbi opozitën. Rama tha: “…Basha është shëmbëlltyra e pafuqisë morale. Kjo, jo pse është udhëheqës i disa revolucioneve në tentativë, as se është ndotësi numër 2 i Policisë, por sepse është ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit….”.

Në vjeshtë të vitit 2013, kur sapo mori pushtetin, Rama, kur mbajti një fjalim pas protestave për mospranimin e armëve kimike, nuk pranoi asnjë faj (ai kishte rënë dakord në shator, në Nju Jork, që t’i pranonte armët) dhe sulmoi opozitën. Ai tha: “…paraardhësi im dhe ata që shkruan kapitullin më të turpshëm të marrëdhënieve shqiptaro–amerikane, çanë për herë të parë në dy dekada politikën shqiptare në raport me Shtetet e Bashkuara, duke e kthyer Parlamentin në një skenë skizofrenie politike, ku partneri ynë më i madh u trajtua njësoj si të ishte Asadi”.

Gjatë gjithë vjeshtës së vitit 2013, pasi erdhi në pushtet, ai vetëm fajësoi qeverinë e kaluar për atë që e quante “borxhi i tmerrshëm, Shqipëria që kullonte gjak në çdo anë, krimi i ulur këmbëkryq, shkatërrimi i sipërmarrjes, grabitja e pronës së shqiptarëve, mësuesit më të paaftë që nga koha e Petro Nini Luarasit, spitalet e ndyta dhe të korruptuara etj., etj.”. Situata kriminale me bomba me telekomandë që pushtuan gjithë vendin gjatë vitit 2014, me vrasje mafioze, bëri që ai përsëri të akuzonte median dhe opozitën që “nuk i shohin sukseset e Policisë”.

Përballë akuzave se ka përfshirë në grupin e deputetëve njerëz që vijnë nga bota e krimit, të konfirmuara nga ngjarja e rëndë ku një deputet socialist u përfshi në një përleshje me armë në prani të Policisë në Laç, Kryeministri Edi Rama u mbrojt me zakonin e sulmeve ndaj kundërshtarit. Në një deklaratë të lexuar nga deputetja Olta Xhaçka, ai tha se “…ka marrë fund koha kur djali i Kryeministrit qëllonte me armë dhe nuk prekej, ka marrë fund kultura e pandëshkueshmërisë që ndërtoi Berisha. Dy fjalë edhe për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, që prej kohësh duhet të kishin dhënë llogari përpara organeve të drejtësisë…”.

Me sulme të egra ndaj opozitës, shpërtheu Kryeministri Rama edhe kur u bënë akuza për trafik droge me avionë. Ai tha se “ky trafik kryhet vetëm në kokën e sëmurë të opozitës”.

Kur pati përmbytje në Levan dhe Novoselë në vitin 2014, Rama tha se “moti i keq zbuloi edhe prapësitë e pamasa të një qeverisjeje barbarësh gjatë këtyre viteve të shkuara”.

Akuzave se Shqipëria është kthyer në vend ku mbillet hashash në çdo cep të sajin, ai iu përgjigj se “këto akuza vijnë nga ata që për tetë vjet ndërtuan plantacionin me famë botërore të Lazaratit dhe tashmë ata kanë humbur toruan dhe nuk duhet të merren në konsideratë…”.

Kështu ndodhi edhe kur së bashku me deputeten Luiza Xhuvani, djali i së cilës atë ditë kishte vrarë katër persona, Rama lexoi një fjalim (ai gjithmonë lexon një fjalim në raste si këto). Rama tha: “Gojët e mbushura plot, që u zbrazën sot nga një opozitë që na la peshqesh Shqipërinë informale të tokës së xanun, drejtësisë së shitur, energjisë së vjedhur, diplomave të blera, armëve të lëna sheshit e krimit që drejtonte Policinë…”.

Këtë gjë Rama, në fakt, ka 22 vite që e bën, e ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte kryetar bashkie. Është në natyrën e tij kjo lloj propagande, kjo lloj sjelljeje, kjo lloj politike.

Njeriu është një qenie e pajisur me ato që në psikologji quhen mekanizma mbrojtës. Një mekanizëm mbrojtës synon të pakësojë ankthin që lind apo prodhon impulse, ide, ndjesi, fakte, perceptime të papranueshme të cilat mund të shkaktojnë dhimbje. Mekanizma të tillë janë të pavetëdijshëm. Ata mund të kenë pasoja të shëndetshme apo të pashëndetshme, të cilat varen plotësisht nga rrethanat dhe shpeshtësia e përdorimit. Shumica e psikanalistëve bien dakord se mekanizmat mbrojtës vihen në punë nga mendja për të manipuluar, mohuar, ose shtrembëruar realitetin, në mënyrë që individi të mbrohet nga ankthi dhe vuajtja. Personat e shëndetshëm përdorin mekanizma të ndryshëm gjatë jetës.

Psikologë të shumtë (L. Karlsson, M. Pelkonen, T. Ruuttu etj.) thonë se një mekanizëm bëhet patologjik kur përdorimi i tij i është i vazhdueshëm dhe çon në sjellje që nuk iu përgjigjet situatave në mënyrën e duhur. Këto sjellje përsëriten vazhdimisht dhe njëlloj, pasi te personi kanë ndodhur tashmë transformime edhe në fiziologjinë e tij. Një nga tipet kryesore të mekanizmave mbrojtës është projeksioni psikologjik ose fajësimi i tjetrit. Ekziston një literaturë shumë e gjerë, që përshkruan gjithë mënyrën se si përdoret ky mekanizëm, se si ai fillon e bëhet patologji dhe përkufizon gjithë mënyrën se si vepron një njeri. Karl Abraham dhe Anna Freud, të cilët janë dy nga autorët më me ndikim në gjithë shkencën e psikanalizës, i përfshijnë te projeksioni psikologjik mendime, motivime, dëshira, fakte etj., që nuk mund të pranohen dhe kësisoj individi nis sulmin dhe fajësimin e tjetrit. Njerëzit, te të cilët një mekanizëm mbrojtës si projeksioni psikologjik bëhet patologji, janë narcisistë. Karl Abraham thotë se ky mekanizëm mbrojtës gjendet thuajse në 100% të rasteve të verifikuara tek ata me shenja të thella narcisizmi. Sipas tij, individë të tillë, kur kanë pushtet ose kur janë drejtues të lartë politikë, kanë një sens arrogance të lidhur me vetëvlerësimin. Ata i ekzagjerojnë arritjet e tyre. Presin të pranohen si superiorë. Iu duket vetja të veçantë dhe besojnë se ata duhet të kenë një status të lartë. Kur janë në zyrë, domethënë kur kanë pushtet, ata rrethohen nga njerëz të pasur dhe të fuqishëm, por i përbuzin njerëzit e zakonshëm. Kërkojnë të jenë të admiruar etj. Kjo ndodh saktësisht me mënyrën se si Kryeministri Edi Rama ekzagjeron pa ndalur arritjet e tij dhe për çdo gjë që shkon keq nuk mban asnjë përgjegjësi, por sulmon kundërshtarin. Ai përdor vazhdimisht të njëjtin mekanizëm mbrojtës: fajësimin e tjetrit, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë. Te Rama, mekanizmi i fajësimit të tjetrit është bërë patologjik, sepse ai përdor vazhdimisht po njëlloj, me të njëjtën forcë, pavarësisht nga rrethanat. Gjithë veprimi politik i Ramës, me sa duket, është në pikën që, siç thotë Karlsson dhe Pelkonen, përkufizohet nga kjo patologji.

Nuk ka asnjë rast, qoftë ai fjalim për ditën e parë të shkollës, diskutim për buxhetin, intervistë nga plazhi, ceremoni varrimi e ndonjë polici, iftar me regji qendrore apo mendim për ekipin kombëtar të futbollit, ku ai të mos përdorë të njëjtin mekanizëm mbrojtjeje. Përdorimi kaq i gjerë i këtij mekanizmi tregon se ai tashmë është bërë patologji. Asnjë lider nuk quhet i dështuar kur dështon, ai quhet i dështuar kur nis dhe fajëson të tjerët dhe nuk pranon të vërtetën.

Duke qenë kështu, Rama do të sulmonte doemos Bashën dhe opozitën në fjalimin (duhet thënë të turpshëm) për vrasjen nga Policia të të riut Klodian Rasha.

Previous Post

AGRON GJEKMARKAJ/Protesta dhe ambasadorët

Next Post

MARK MARKU/ Lideri i vetmuar dhe i rrëzuar, Edi Rama

droni

droni

Next Post
MARK MARKU/Çadra që tronditi kupolën

MARK MARKU/ Lideri i vetmuar dhe i rrëzuar, Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.