Në protestën e sotme forcat e policisë ndër të tjerë kanë shoqëruar në zonën e ish-Bllokut edhe kryeredaktorin e gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani.
Kryeredaktori është ndalur në momentin kur sapo ka dalë nga redaksia sepse u përpoq të ndalonte disa efektivë që po rrihnin një minoren. Në ato momente është afruar një patrullë policie dhe ka shoqëruar me forcë kryeredaktorin në komisariat.
Në protestën e mbrëmjes së sotme në kryeqytet pati shumë shoqërime të të rinjve që u mblodhën edhe sonte për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
e.h/DRONI.al/











