Duncan Borman, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar në lidhje me vdekjen e të riut Klodian Rasha dhe për situatën e krijuar në Shqipëri.
Teksa i shpreh ngushëllimet familjes Rasha Jerman thekson që drejtësia duhet të vendoset dhe që ata e kuptojnë zemërimin e njerëzve, por gjërat duhen zgjidhur në mënyrë paqësore.
Statusi i plotë
I shprehim solidaritin dhe ngushëllimet familjes së Klodian Rashës. Drejtësia duhet të vendoset. Dhe duhet parë se po vendoset. Ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore.
e.h/DRONI.al/











