Pasi mbrëmjen e sotme u lajmërua protesta e radhës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha makina e kryeministrit u largua nga selia e qeverisë 20 minuta para tubimit.
Protesta e mbrëmjes së sotme është caktuar të mbahet përpara Kryeministrisë, pasi dorëheqja e ministrit të Brendshëm u konfirmua. Përveç vendit edhe kërkesat e protestuesve kanë ndryshuar pasi tanimë kërkohet largimi i drejtorit të policisë së shtetit, Ardi Veliut.
Por kjo kërkesë ka marrë një përgjigje paraprake e të prerë nga kreu i qeverisë i cili tha që kjo nuk do të plotësohet kurrë. Tashmë mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë në vijim, ndërsa forcat e policisë janë më të shtuara sonte.
Në dy protestat e para të zhvilluara të mërkurën dhe të enjten nuk kanë munguar përplasjet midis policisë dhe protestuesve. Këto të fundit thyen xhamat e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave ,Ministrisë së Brendshme, disa institucioneve në bulevard, iu vendos flaka disa koshave të plehrave, ndërsa efektivët e forcave speciale dhunuan disa prej tyre duke i goditur me shkopinj gome në kokë.
e.h/ DRONI.al/











