Drejtori i Pergjithshem i Zerit te Amerikes, gazetari i shquar shqiptar Elez Biberaj ka publikuar sot arsyet qe cuan ne largimin e tij nga posti.
Megjithate ai thote se nuk do ti ndahet gazetarise dhe do te kete nje detyre tjeter menjehere.
Mesazhi i Biberajt per koleget e tij te Zerit te Amerikes:
Koha gjatë së cilës kam qenë Drejtori juaj në Detyrë po përfundon. Ju mund të keni parë artikuj në shtyp ku njoftohet se Shefi Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale(USAGM), Michael Pack, do të sjellë një drejtor të ri të Zërit tëAmerikës. I uroj drejtorit të ri sukses në përmbushjen e misionittë Zërit të Amerikës.
I jam thellësisht mirënjohës zotit Pack për mundësinë për tëshërbyer, po ashtu edhe ish-zyrtarit të USAGM, André Mendes, që më rekomandoi për këtë detyrë të rëndësishme.
Kur u emërova Drejtor në Detyrë, u zotova se do të bëja çmospër të respektuar Kartën e Zërit të Amerikës dhe për t’iupërmbajtur standardeve më të larta të gazetarisë. Kam bërë çdopërpjekje për ta përmbushur këtë zotim, duke mbrojturintegritetin editorial të Zërit të Amerikës dhe murin që e ndanatë nga ndërhyrjet e mundshme politike. Së bashku me kolegë tëtjerë në poste drejtuese, kemi marrë masa për të forcuarprocedurat editoriale, në mënyrë që raportimet tona të jenë tëbazuara në fakte, të ekuilibruara dhe pa paragjykime.
Gjashtë muajt e kaluar kanë qenë mbase periudha me sfidat mëtë vështira në historinë e dekadave të fundit të Zërit të Amerikës. Për fat të keq, Zëri i Amerikës dhe USAGM kanë patur përplasjetë shpeshta gjatë kësaj periudhe. Disa zyrtarë të agjencisëshkelën rregulla, protokolle dhe procese, që unë i konsideroj sitë paprekshme dhe ishin mospërfillës ndaj dëmit që veprimetdhe vendimet e tyre patën tek operacionet dhe misioni i Zërit tëAmerikës. Përpjekjet për të shkelur pavarësinë e gazetarëve tëZërit të Amerikës vunë në rrezik besueshmërinë tonë të fituarme shumë mund, në një kohë kur demokracia në shkallë globaleka bërë hapa pas dhe kur në mbarë botën janë shtuar kërcënimetndaj vlerave dhe rolit të Amerikës si mbartësja e vlerave morale.
Unë kam bindjen se Zëri i Amerikës ka nevojë të ngutshme tëmbrojë fort pavarësinë e tij editoriale të sanksionuar me ligj, pa presione politike, dhe në të njëjtën kohë, të respektojë standardete veta për një gazetari me cilësi të lartë në mbështetje të lirisëdhe demokracisë. Vetëm atëherë Zëri i Amerikës mund tëshërbejë me të vërtetë si një zë i Amerikës dhe të çojë përpara nëmënyrë të efektshme objektivat tona të politikës së jashtme, tënxisë vlerat tona demokratike dhe të shërbejë si model i njështypi të lirë për pjesën tjetër të botës.
Ky nuk është një mesazh lamtumire. Sapo drejtori i ri i Zërit tëAmerikës të fillojë punën, unë do të kthehem në pozicionin timtë mëparshëm si Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë.
Ka qenë një nder dhe privilegj të drejtoja Zërin e Amerikës gjatëkësaj periudhe të trazuar, por historike. Dëshiroj të shprehfalenderimet e mia të përzemërta për të gjithë, për mbështetjen, profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj në misionin tonë fisnik.
Me respekt,
Elez Biberaj












