U arrestua sot ne Dubai, Plarent Dervishaj , ish-anëtar i Bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për vrasjen e Klodian Saliut.
Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas deshmise se te penduarit, Luftar Reçi i cili deklaroi se ekzekutimi i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës është bërë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.
Dervishaj ka marre pjese edhe ne ndertimin e bombes me te cilën u vra biznesmeni Vajdin Lamaj, vrasje qe sioas deshmitarit te penduar, është porositur nga Lulzim Berisha dhe më pas është marrë nga Emiljano Shullazi.
Tashmë pas hetimeve të përfunduara nga SPAK për këto dy dosje, Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa, Dervishaj, Indrit Taullai, Luftar Reçi, Viktor Ymeri dhe Emiljano Shullazi janë arrestuar.
Besohet se Lul Berisha ndodhet ne Gjermani. /DRONI.al/











