Nje sasi eksplozivi ka shperthyer ne nje objekt ne ndertim ne Shengjin ne zonen bregdetare te Ranes se Hedhun.
Njoftimi i policise:
Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin,Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë,ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.












