https://www.facebook.com/559294428/posts/10159029422909429/?d=n
Policia ndalon gazetarin teksa filmonte protestën, nderkohe qe Albana Vokshi tha se u ndalua me dhunë nga militantët e Ramës në polici.
Gazetari Xhoi Malesia eshte goditur nga polici ne fytyre ne ambientet e komisariatit nr.2, i eshte kerkuar te firmose dokumenta te paverteta.
“Shteti policor i Edi Ramës po mban peng prej më shumë se 3 orësh gazetarin e Ora News Xhoi Malësia.
Gazetari po raportonte live në protestë, kur u ndalua me dhunë nga militantët e Edi Ramës në polici.
Arsyeja e vetme e arrestimit: pengimi për informimin e publikut për protestat e qytetarëve të lirë ndaj një pushteti të kalbur e në ikje, që të vret natën e të qan ditën.
Problemi i vërtetë nuk është një anëtar i kabinetit qeveritar. Problemi që duhet të zgjidhim bashkë me qytetarët është Edi Rama. Në 7 vjet ai ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë. Boll më! Lironi gazetarin Xhoi Malësia! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës”, ka komentuar Albana Vokshi. /DRONI.al/











