Është nxjerrë nga liqeni trupi i pajetë i gruas që u mbyt në liqenin e Banjës në Gramsh. Mësohet se viktima ishte e moshës rreth 53-vjeçare, ndërsa është gjetur pranë fshatit Gjergjovin.
Behet e ditur se viktima quhet Lumturi Zogu, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Dyshohet se ajo vuante nga depresioni. Kohët e fundit ka kaluar gjendje të rënduar mendore pas operacionit në zemër. Viktima jetonte vetëm me burrin, i cili po ashtu është i sëmurë.











