Italia ka raportuar sërish një shifër të lartë infektimesh nga koronavirus 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore të shtetit fqinj njoftuan që janë konfirmuar 21.052 raste pozitive nga 194.984 testime të kryera gjithsej.
Numri i jetëve të humbura nga Covid janë 662 persona, çka e çon në 59,514 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Sot u raportuan gjithashtu 23,923 të shëruar dhe Lombardia rajoni më i goditur nga pandemia në Itali ka rënie në numrin e viktimave dhe shtrimeve në spital.
e.h/DRONI.al/











