Një 22-vjeçar nga Kavaja është gjetur i pajetë në banesën e tij në Kavajë.
I riu, M.F., i cili është gjetut pa shenje jete nga familjarët, ka humbur jetën në tualet ndërsa ka qenë duke bërë dush. Familjarët e tij kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa paraprakisht dyshohet që shkaku i vdekjes të ketë qenë ataku kardiak.
Trupi i 22 vjeçarit do të dërgohet në morg dhe shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
e.h/DRONI.al/












