Britania, vendi më i prekur në Europë nga pandemia Covid-19 ka thyer sot rekordin e 60,000 të vdekurve sipas raportimeve të autoriteteve shëndetësore.
Vendi sot regjistroi 414 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve që humbën jetën në 60,113 .
Në Mbretërinë e Bashkuar sot u raportuan 14,879 raste të reja të Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 7 ditët e fundit në 100,857. Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1,674,134.
e.h/DRONI.al/












