• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha takon bizneset në Lezhë, të braktisur nga qeveria përballë krizës

droni by droni
3 December, 2020
in Politika
0
Basha takon bizneset në Lezhë, të braktisur nga qeveria përballë krizës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar gjatë ditës së sotme bizneset në Lezhë me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon vendi. Basha u ndal në disa biznese për të folur për situatën me të cilën po përballeshin në këtë kohë krize shëndetësore dhe ekonomike. Nëpër dyqane pronarët tregojnë vetëm blerjet me lista, pasi njerëzit nuk kanë lekë të blejnë as ushqimet e shportës.
“Jemi të lodhur. Këtë dyqanin e kam me qera. Plus taksat e shtetit që dhe ata duhet më i la, të gjitha bashkë. Edhe klientët që vijnë me ble ato vijnë të shkretët që s’kanë mundësi me ble, i marrin edhe borxh se s’kanë mundësi. I kam me lista. Të gjitha taksat duhet me pagujt edhe qiranë. Me jetu, me ngrënë një copë bukë se asgjë tjetër nuk ka”, – thotë pronarja e një bznesi të vogël.
Nëpër dyqane pronarët tregojnë vetëm lista, pasi njerëzit nuk kanë lekë të blejnë as ushqimet e shportës.
Në një tjetër dyqan, Kyetari Basha gjen po të njejtën situatë, ku xhiroja ka rënë dhe njerëzit blejnë gjithnjë e më pak.
Lulzim Basha: Sa ka rënë xhiro juaj përshembull? Mund të ma thuash?
Qytetarja: Më shumë se gjysma nga vitet tjera.
Lulzim Basha: Dyqanin e ke me qera?
Qytetarja: Po, po me qera.
Lulzim Basha: Si ia del?
Qytetarja: Po kështu sa të dalë. Sa të kalojmë këtë kohën, këtë vështirësinë pastaj presim periudhën tjetër. Varet si do vijë.
Lulzim Basha: Meritoni dhe do keni mbështetje të plotë. Do t’i japim fund kësaj situate ku taksat tuaja dhe lekët tuaja zhduken ne drejtim të paditur. Do kthehen tek ju, në radhë të parë të familjet në nevojë, në radhë të dytë tek bizneset, te sipërmarrja, në veçanti te sipërmarrja e vogël.
Nëpër dyqane shitësit ose vetë pronarët më shumë kalojnë ditën se sa shesin ndonjë produktet.
“Këtu s’ka punë fare, dihet se qytet është Lezha edhe sa dyqane janë. Lezha një kilometër e gjithë në këmbë është. Gjithë ditën vetëm rrimë kot këtu. Presim, presim kot. Këtu diskutohet ushqimi, në fshatin ku rrimë ne, diskutohet ushqimi dhe jo më të blesh rroba. Këtu s’dimë çfarë duhet paguar më parë. A duhet paguar qeraja e dyqanit, taksat apo siguracionet a çfarë të paguash më parë. Shkojnë 500 mijë lekë shkojnë, veç shpenzimet”, – thotë një zonjë që në dyqan ka që në mëngjes, që s’ka parë të hyjë asnjë klient.
Në biznesin e radhës kryetari Basha gjen edhe një vajzë që ka studiuar në Francë, e cila është detyruar të kthehet në Shqipëri pasi mamaja i ka mbetur krejt e vetme.
Marjeta Gjoni: Të paktën për të rinjtë, se unë kam pas raste fatkeqësie se s’kisha ndenjur këtu, kam jetuar në Francë.
Lulzim Basha: Ku në Francë?
Marjeta Gjoni: Në Bordo.
Lulzim Basha: Po pse u ktheve?
Marjeta Gjoni: Po më vdiq babai, tani mamin e kam vetëm dhe…
Lulzim Basha: U ktheve për të ndejtur me nënën? Me dy fakultete?
Marjeta Gjoni: Po, me master shkenca politike.
Lulzim Basha: Është krim për njerëz si ty, për mijëra të rinj si ty që mos të krijojnë mundësi për punësim.
Marjeta Gjoni: Nuk të lënë me hy brenda, jo me të marr në punë, duhet me mbajt radhën pale, se kur të vjen me hy në bashki apo institucion tjetër.
Lulzim Basha: Është krim i madh, sepse Shqipëria i ka mundësitë jo këto mundësi po ka nevojë të madhe për njerëz si ty. Për njerëz të shkolluar. Paradoksi është që njerëzit me shkollë, rinia, për të cilët kemi më shumë nevojë po na largohet. Në fakt me ju do ta ringremë vendin, se vendi i ka të gjitha mundësitë. Lezha i ka të gjitha mundësitë, gjithë potencialin.
Marjeta Gjoni: Të rinjtë duhet të merren në punë, se kur të shkosh diku në një vend pune të kërkojnë eksperiencën e punës, ku ta marrim ne eksperiencën? Në qoftë se dikush edhe sikur prapë të ikë, të marrin edhe sikur pa lekë, të marrin diku të mësosh, ta kesh praktikë pune.
Lulzim Basha: Praktika është shumë e rëndësishme. Në planin tonë 10 mijë të rinj që do mbarojnë shkollën do kenë praktikë të paguar një vit. Se ajo fillon dhe ndërton urën midis universitetit edhe tregut të punës. Dhe po të them edhe njëherë që Shqipërisë mundësitë nuk i mungojnë, as mundësitë financiare.
Marjeta Gjoni: Në fakt unë jam shumë pesimiste në këtë pjesë edhe jam demoralizuar fare.
Lulzim Basha: Po të them që të kesh kurajo, të kesh forcë. Se vendi ka shpresë, ka mundësi vetëm duhet të bëhemi bashkë. Bëhemi bashkë dhe t’ia kthejmë njerëzve atë që është e njerëzve, që sot e marrin një grusht klientësh të qeverisë, duhet t’ia kthejmë rinisë, duhet t’ia kthejmë sipërmarrjes, duhet t’ia kthejmë familjeve. Duhet të krijojmë kushtet për investime, edhe të brendshme edhe të huaja. Siç po bëjnë vendet e tjera të rajonit. Dhe në atë moment do kesh oferta për punë dhe do jesh ti që do zgjedhësh se ku do shkosh, jo të përfundosh me dy fakultete duke pritur këtu për javë të tëra për klientin e parë.
Marjeta Gjoni: Po ka tre-katër ditë që s’ka hyrë kush brenda.
Lulzim Basha: Ma merr mendja.
Marjeta Gjoni: Ju jeni të parët.
Lulzim Basha: Ma merr mendja. Por që të bëhemi bashkë, se na duhet edhe kurajo edhe mendja jote edhe bashkëmoshatarëve të tu.
Kryetari demokrat premtoi se qeveria e ardhshme do ta ndryshojë situatën, dhe qytetarët dhe bizneset do të kenë qeverinë në krah.
Lulzim Basha:“ Janë kohë kur duhet të kishit qeverinë në krah, duhet të kishit shtetin në krah. Jo vetëm nuk është dukur për t’ju ndihmuar, por e kundërta, ka vazhduar me gjoba, me taksa duke ia vështirësuar jetën edhe njerëzve, edhe biznesit. Është i vetmi shtet në Ballkan që nuk ka një paketë ekonomike për këtë gjendje. Por do ta ndryshojmë.
Për këtë duhet ndihmë, duhet ndihmë nga shteti në radhë të parë për familjet konsumi i të cilave ka rënë në nivelin më të ulët, sepse kanë rënë të ardhurat. Janë me qindra e mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës, ata duhet të ndihmohen siç ndihmohen në vendet e rajonit, siç i ndihmon Maqedonia, siç i ndihmon Kosova duhet t’i ndihmojë edhe Shqipëria. E dyta, duhet të ndihmoheni ju se e gjitha është cikël. Na duhet një qeveri që të jetë në krahun tuaj, që të ndihmojë edhe biznesin, edhe familjet. Ne kemi propozuar prej shtatorit që biznesi i vogël të merrte një çek 1000 mijë euro. Sigurisht nuk do bënte mrekullira, por do iu ndihmonte të paktën me disa shpenzime, të cilave nuk ia dilni në kohë normale dhe jo më tani. Me rënien e xhiros, qeranë duhet ta paguash, dritat duhet t’i paguash, detyrimet duhet t’i paguash. Minimumi që menduam ishte një çek prej 1 mijë euro për biznesin e vogël, si dhe një pagesë prej 160 mijë lekësh të vjetra për këdo që ka humbur vendin e punës, për të nxitur konsumin. Ka shumë biznese që më thonë kemi një javë që nuk shesim asgjë. Ne e kemi bërë propozimit prej shtatorit. Për fat të keq, këta s’ia kanë vënë veshin,unë iu garantoj që është prioriteti i parë i qeverisë së re. Një qeveri që do ta ketë mendjen si të ndihmojë njerëzit, si të ndihmojë ekonominë. Jo tek vetja e vet, – u shpreh Basha.

/DRONI/al l.b

Previous Post

Ogerta Manastirliu: 368,000 vaksina kundër gripit do të jenë falas

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Sa jane viktimat dhe infektimet ne 24 oret e fundit

droni

droni

Next Post
VIDEO/ PD nxjerr videon e ambulancave. Qeveria pergjegjese, nuk mori masa

LAJMI I FUNDIT/ Sa jane viktimat dhe infektimet ne 24 oret e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.