Jetmir Lumaj, është shkarkuar nga posti i IKMT në rajonin e Shkodrës pothuajse 2 muaj pasi ishte vendosur në atë detyrë. Ai u emërua më 8 Tetor 2020 dhe shkarkimi i tij erdhi për mungesë eficence në punë.
Shkak I shkarkimit janë disa kamionë të ngarkuar me lëndë drusore kontrabandë, të cilat janë të filmuara.
Jetmir Lumaj zëvendësoi në atë post drejtorin e komanduar Ermir Madani. Para marrjes së kësaj detyre, Lumaj ishte drejtor i Ndërmarrjes së Administrimit të Studentëve në Shkodër.
e.h/DRONI.al/












