ISSH Gjirokastër ka vendosur për mbylljen e dy fasonerive në qytetin e Përmetit pasi pas inspektimit të ambienteve të dy fasonerive ra në sy mungesa e respektimit të protokollove anti-covid.
Nga inspektorët u vu re mosdistancimi i punonjëseve nga njëra-tjetra si dhe faktorë të tjerë që nuk përmbushin kriteret e përcaktuara.
Për shkak të konstatimit të rasteve me Covid, janë mbyllur pjesërisht edhe zyra e Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër, Zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra të administratës në Universitetin e Gjirokastrës. Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë derisa të rikuperohen punonjësit që janë infektuar me koronavirus.
e.h/DRONI.al/











