Eshte gjetur i vetëvarur në një magazinë në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, shtetasi M. K., 42 vjeç, banues në fshatin Pusi i Thatë, Has.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se shtetasi M. K. është vetëvarur për shkak të depresionit.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.












