• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON GJEKMARKAJ/ Pse harrohet Ahmet Zogu për ditën e Pavarësisë

droni by droni
30 November, 2020
in Opinion
0
FOTO GALERI/ Sali Berisha nderime të veçanta për tre figura historike të Kombit shqiptar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Festa e Pavarësisë dhe e Çlirimit, të cilat i festojmë të ndarë, 28-29 Nëntori, si asnjëherë tjetër, u përcollën me bezdinë e një angarie. Kovidi nëpër këmbë, lyer me propagandë qeveritare që shkakton simptomat e virusit, si dhe kredencialet e ulëta të organizatorëve të festës dhanë një dorë në këtë atmosferë. Më shumë në mendje me forcë shokuese vërtiten fotot nga morgu i Tiranës dhe njerëzit futur në thasë, sikur të ishin kërtolla, të hedhur tutje-tehu, sesa respekti i supozuar ndaj dëshmorëve. Si mund të pretendohet se po nderohen ata kur qytetarët e sotëm trajtohen ashtu. I duhet kujtuar ndokujt se qysh në dëshmitë e para të shkruara mijëra vjet më parë, njeriu krijoi një “etikë të vdekjes”. Akili, pasi e shfryu dufin e tij mbi Hektorin, e lau e veshi, qau mbi kufomën e tij dhe ia dorëzoi të atit. Në “Kanunin e Lek Dukagjinit”, në më të lartin monument të etnosit shqiptar, sanksionohet se edhe po e vrave tjetrin, ke detyrimin të mos e lësh përmbys, t’i vësh një gur poshtë kokës, armën në anë dhe të lajmërosh familjarët.

Nejse, një përzhitje dhe përtesë u shfaq para nesh si zbehje e lidhjes me simbolikat kombëtare. Mesazhet e politikanëve, që janë pothuaj të njëjtat nga viti në vit, dolën nga sirtarët e mediokritetit si erërat nga shakulli i eolit dhe ranë mbi ne bash si stërpikat e ballanxhave të rrugës kur përmes tyre kalon një makinë kaba.

Askush nuk u kujtua për Mbretin Zog aspak shenjtor, pa të cilin Pavarësia si substancë nuk mund të kuptohet, as shteti me brendinë e tij. Ai, për herë të parë pas vitesh të turbullta, u dha formë e përmbajtje atyre. Analizën më të saktë se ku gjendemi pas 108 vitesh nga Ditë e Flamurit e kishte bërë dje Artan Fuga me qartësinë karakteristike të tijën në të gjitha rrafshet që meritojnë vëzhgim. Vetëm në aspektin urban, pa u marrë me atë konstitucional, gjithçka e bukur që i jep dekor ende sot kryeqytetit dhe qyteteve tona, pamje që nuk të fyejnë shikimin, diçka që të kujton estetikën urbane europiane lidhet me Zogun, ndërsa gjithçka tjetër e flligtë si një gëlbazë orientale në dekadencë, që përshkruan Prof. Fuga me pallate, vija të verdha, kulla, shtëpi tip Elbasani, dyqane, zgëqe, arëza, tufëza, supermarkete, mejhane e akçihane, pllaka trotuaresh e hunj gardhi, kaçile me fiq, është produkt i diktaturës së proletariatit dhe diktaturës së korrupsionit e banalitetit, produkt mendor e fizik i harrestarëve të “malokut gjenial”, siç e pat thirrur një “toskë” gjenial, vetë Faik Konica. Politikisht, jo të gjithë janë të përligjur në  harresë. Disa e kanë të domosdoshme ta harrojnë për të përligjur historinë e tyre, të tjerë po kaq ta kujtojnë nëse duan të ndërtojnë një identitet.

Nuk munguan portretet e diktatorit Enver Hoxha dhe zhurma që shkaktojnë nostalgjikët e tij, kjo mishele folklorike poshtërsie njerëzore e banaliteti.

Diskursi si gjithmonë u fokusua te heronjtë dhe heroikja, te sublimja dhe e përjetshmja. Sot, te ne, heronjtë e vërtetë janë ata që japin tenderë, Kryeministri dhe ministrat e tij tamahqarë e po kaq ata, biravelat me mendjen lodër e barkun kodër që i marrin duke lyer rrotën e lëpirë buzët. Hero që s’ka Vojo Kush që i afrohet, është ai që merr një incenerator dhe një PPP, heroike është përpjekja për t’i mbrojtur ato ku e ku më shumë se bazën ilegale. Hero para të cilit Isa Boletini ngjan si çapaçul është ai që asgjëson të vërtetën për një gënjeshtër, heroike është pafytyrësia për ta bërë këtë. Hero është ai gazetar dhe analist që i jep gjithmonë të drejtë pushtetit gjatë 30 viteve pluralizëm heroike mbetet përpjekja për të fajësuar gjithmonë opozitën me kryetar Ed Ramën apo Lulzim Bashën.

Hero që s’ka Nënë Terezë që i avitet është guximtari që i thotë të fortit rrihe të dobëtin, vidhe të varfrin, heroike përpjekja për ta justifikuar. Hero që s’ka Selam Musa që i rri ngjat, është ai që i jep gjithmonë të drejtë kryetarit dhe heroike, zulma më të cilën u vërtitet armiqve të tij. Hero është ai që ul kryet e që serviloset, heroike ambicia e tij për t’u ngjitur. Heronj më shumë se Luigj Gurakuqi që vdiq me 25 lireta në xhep janë kryetarët e partive dhe heroike përpjekja e tyre për të shndërruar partitë në sekt dhe taraf të vlerave minimale, njerëzore e intelektuale.

Hero krejt si Jan Palashi që u vetëdogj në Pragën e vitit 1968 si proteste ndaj invazionit sovjetik, është qytetari që struket, që rri indiferent, që e dorëzon fatin e vet te rastësia, heroike është dëshira e tij për gjumë pasdite. Hero që s’ka Fishtë, Naim e Kadare që u huazon diçka, është kopuku, matrahuli, shakllabani, teveqeli, xhahili e demagogu bir gjenial i shekullit të ri, trashëgimtar zëmadh i të vjetrit si fytyrë politike, si mentalitet e sjellje publike. Këta janë heronjtë që nuk vdesin kurrë, të cilët s’ka letërsi që i vret, s’ka temperaturë që i skuq, s’ka fjalë që i zverdh, s’ka shoqëri që i mposht. Këta janë heronj që dinë çmimin e çdo gjëje, pjellorë fara e të cilëve nuk shuhet kurrë, por që medet nuk u japim dot festat që meritojnë se nga këta s’e fitojmë kurrë pavarësinë e as çlirohemi dot. Për ta vetëm ditëlindje do të ketë gjithmonë 1908.

Previous Post

Foto/ Ora policore Kosovë bllokon hyrjen e Prishtinës

Next Post

Vrasja e kryeshkencetarit berthamor iranian, akuzohet per perfshirje edhe MEK qe ndodhet ne Shqiperi

droni

droni

Next Post
Publikohen minutat e atentatit ndaj shkencetarit atomik ne Iran, gjithçka në dy minuta

Vrasja e kryeshkencetarit berthamor iranian, akuzohet per perfshirje edhe MEK qe ndodhet ne Shqiperi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.