• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk u pritën mirë shtatoret e Skëndërbeut dhe Adem Jasharit në Prizren, kryetari i Prizrenit bën sqarime

droni by droni
30 November, 2020
in Rajoni
0
Nuk u pritën mirë shtatoret e Skëndërbeut dhe Adem Jasharit në Prizren, kryetari i Prizrenit bën sqarime
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar për lumin e kritikave rreth shtatoreve të Skënderbeut dhe Adem Jasharit që u vendosën më 28 Nëntor në Prizren. Shtatoret e dy figurave historike të shqiptarëve janë kritikuar shumë për shkak të pamjes dhe mënyrës si janë realizuar.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale kryekomunari duket se heq përgjegjësinë e realizimit të shtatoreve nga vetja ndërsa thotë që Skënderbeu dhe Adem Jashari kanë zënë vend në Prizren dhe do të jenë aty përgjithmonë.

Me kohë statujat do i nënshtrohen përmirësimeve për të arritur nivelin e duhur artistik dhe historik thotë Haskuka ndërsa thekson se statuja e Gjergj Kastriotit, nuk është realizuar me tender apo me para të komunës, prandaj nuk ka asnjë të vërtetë akuzat indirekte për vjedhje apo përzgjedhje të artistit realizues. Shtatorja sipas tij është bërë prej shoqatës së diasporës “Trojet e Arbrit”.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prizrenit, të dashur bashkëkombas shqiptarë kudo që jeni,

I kam lexuar me kujdes shqetësimet që keni ngritur në rrjetet sociale për statujat e vendosura në Prizren.

Më vjen mirë që shqiptarët e duan Prizrenin dhe i duan heronjtë tanë kombëtarë, sepse shqetësimet tuaja janë shenjë e dashurisë. Është më mirë kritika për shkak të dashurisë, se sa heshtja për shkak të moskokëçarjes.

Së pari më lejoni të pohoj: Skënderbeu dhe Adem Jashari tashmë kanë zënë vend në Prizren, dhe ata do të jenë aty përgjithmonë, pavarësisht nëse forma e paraqitjes do të mund t’ i nënshtrohet përmirësimeve, për të arritur nivelin e duhur artistik dhe historik. Është fakt dhe arritje, që në kryeqytetin historik e shpirtëror të projektit kombëtar shqiptar, të shkelin Gjergj Kastrioti dhe Baca Adem.

Së dyti, dëshiroj të sqaroj diçka, sepse kam parë që qarkullojnë informata të gabuara. Sa i përket shtatores së Gjergj Kastriotit, ajo nuk është realizuar me tender e as me para të komunës, prandaj nuk ka asnjë të vërtetë te insinuatat për vjedhje apo për përzgjedhje të artistit realizues. Ajo shtatore është bërë prej shoqatës së diasporës “Trojet e Arbrit”, të cilët kanë përzgjedhur artistin dhe kanë realizuar me mjetet e tyre monumentin dhe të cilët i falënderoj shumë për kontributin e madh. Komuna, sipas marrëveshjes, ka ofruar vendin dhe realizimin e piedestalit, dhe në projekt kemi realizimin e një sheshi, përreth monumentit.

Unë si kryetar i Komunës nuk jam autoriteti që vendos për vlerat artistike e as për ato historike. Por, dëshiroj t’ ju tregoj qytetarëve se ne do të themelojmë një komision për këtë çështje, të përbërë nga profesorë të artit, urbanistikës dhe të historisë, nga Kosova apo nga trojet shqiptare, i cili komision do të ketë për detyrë të sjellë një raport këshillues, se si duhet vepruar me shtatoren, dhe çka duhet të bëjmë me të. Në bazë të atij raporti këshillimor, do të diskutojmë në asamblenë komunale, dhe do të marrim vendim për të vepruar, me transparencë të plotë dhe në përputhje me interesin e treguar prej gjithë publikut mbarëkombëtar. Gjithsesi, po e përsëris, Skënderbeu është në Prizren, dhe do të jetë gjithmonë.

Sa i përket shtatores së Adem Jasharit, ajo nuk është vendosur në pronë publike e as nuk është realizuar si projekt publik. Ajo është vendosur brenda një qendre tregtare dhe është realizuar prej asaj qendre, me miratimin e disa përfaqësuesve të familjes Jashari. Ne jemi njoftuar me veprën vetëm pasi që ajo është vendosur aty, njësoj si gjithë publiku tjetër. Është e vërtetë se në pronë private nuk i takon Komunës që të ndërhyjë, megjithatë, simbolet kombëtare, siç është edhe Adem Jashari, duhet të mbrohen nga shteti edhe për mënyrën e përdorimit në mjediset private. Siç kemi marrë vesh më vonë, ajo statujë do të tërhiqet, me vendim të vetë operatorit privat, dhe shpresojmë që do të zëvendësohet me një statujë më të mirë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, më lejoni të lajmëroj publikun e gjerë se Komuna e Prizrenit tashmë i ka ndarë fondet dhe e ka filluar projektin, për të ndërtuar një monument publik, në një hapësirë publike, për komandantin legjendar Adem Jasharin.

Kjo është e vërteta. I falënderoj shumë kritikët, sepse pa kritika nuk ecet përpara. Shpresoj që me këto informacione, të kem kontribuar sadopak në sqarimin e opinionit publik në lidhje me këtë çështje të rëndësishme.

e.h/DRONI.al/

Previous Post

Merkel:”Nuk mund të premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë.” Çfarë thotë kancelarja gjermane për Maqedoninë e Veriut

Next Post

Rritet sërish numri i viktimave në Itali, ja sa ishin infektimet 24 orët e fundit

droni

droni

Next Post
Kosovë, spitalet ngarkohen me pacientë të shtruar nga COVID-19

Rritet sërish numri i viktimave në Itali, ja sa ishin infektimet 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.