Nje grua humbi jeten kete mbremje pasi dy makina u perplasen ne rrugen Milot-Rreshen.
Gruaja e moshes 70 vjece ishte pasagjere ne njeren nga makinat.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.
Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia lokale.










