Një vajzë shtatzënë 29-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
29 vjeçarja ishte në javën e 27-të të shtatzanisë dhe ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve që solli virusi.
Në 24 orët e fundit në Kosovë u shënuan 15 viktima dhe 775 raste të reja nga 1.903 testime e kryera.
e.h/DRONI.al/












