Mazhoranca miratoi sot ngritjen e nje komisioni parlamwntar per hetimin e raportit te Dick Martit. Komisioni do te kete 9 anetare.
10 deputetë votuan kunder ndërsa 10 të tjera abstenuan. Komisioni u propozua nga kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Nëntë deputetë pritet të jenë pjesë e Komisionit të ri Hetimor. Sjellim në vëmendje që sipas kërkesës së Ballës, objektivi i Komisionit do të jetë formulimi brenda tre muajve i një raporti të detajuar mbi gjetjet e të gjithë institucioneve shqiptare mbi këtë çështje delikate.
Propozimi mbi ngritjen e Komisionit erdhi pas akuzave të kryeministrit Rama për kryedemokratin Basha lidhur me rolin e tij si përkthyes, ndërsa nuk nguroi ta cilësojë kreun e opozitës si “kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë”.












