Pas kryepeshkopit Janullatos po marrin mjekim ne Greqi edhe banore te fshatrave minoritare.
Mediat greke njoftojnë se natën e kaluar, 3 persona nga pakica greke në Shqipëri u transportuan në spital në Janinë me ambulancë nga Kakavija.
Minoritarët e sëmurë rëndë me koronavirus janë një pacient në gjendje kritike nga zona e Himarës, një mësues nga Livadhiaja me një probleme në frymëmarrje dhe një mjek nga Derviçjani.
“Sistemi shëndetësor në Shqipëri, dhe veçanërisht në zonat e pakicës kombëtare greke, po përballet me probleme serioze” shkruajnë mediat greke, raporton abc news.












