Kryetari i bashkisë së Bleshit, Arif Tafani, është infektuar me koronavirus.
Tafani është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë është karantinuar në banesë, nga ku do të vazhdojë të kryejë punën.
Ditën e sotme u shënua numri më i lartë i jetëve të humbura, pasi kanë ndërruar jetë 17 pacientë nga koronavirusi. Po gjatë këtyre orëve, kanë rezultuar pozitive 795 raste të reja nga 2.352 testime.
e.h/DRONI.al/











