• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KED skualifikon sërish Zhaklina Peton dhe Eugen Papandilen për në Kushtetuese

droni by droni
23 November, 2020
in Kronika, Kryesore
0
Zëri i Amerikës: KED gati të bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka mbaruar mbledhjen në të cilën u mor vendimi për skualifikimin e Zhaklina Petos dhe Eugen Papandiles për në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ata u rikthyen në garë me vendim gjykate.

Vitore Tusha, nënkryetarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe relatorja Miranda Andoni ndërkohë janë paditur në SPAK, nga Zhaklina Peto, me akuzën se po manipulojnë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese.

Sipas Petos të dyja anëtarët e këshillit kanë shpërdoruar detyrën, njëra në cilësinë e relatores ne hetimin administrativ ka shkelur rëndë procedurën gjatë ndalimit te kandidimit ndonëse gjetjet ishin pozitive.

Njoftimi:

1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.

2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:
– Eugen Papandile
– Zhaklina Peto

3. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga

Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:
– Aleksandër Toma
– Altin Binaj
– Eugen Papandile
– Ilir Haznedari.
– Orkida Totojani

4. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:
– Altin Binaj
– Ilir Haznedari

5. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së KED të datës 02.11.2020.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit, lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A.Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

1. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
2. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.
3. Aleksandër Toma, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

B. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, të kandidatëve:

1. Orkida Totojani, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
2. Eugen Papandile, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
C. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
1. Eugen Papandile, për vendin vakant tëshpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2. Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
3. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.
4. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre. KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve.

e.h/DRONI.al/

Previous Post

Karantina në Britani zgjat deri në prill, njoftohen masat e reja anti-covid

Next Post

Bujar Leskaj bën premtimin surprizë: Orikumin do ta kthejmë në bashki!

droni

droni

Next Post
KLSH trondit Ministrinë e Brendshme,  padi në prokurori për drejtoreshën dhe 11 zyrtarë

Bujar Leskaj bën premtimin surprizë: Orikumin do ta kthejmë në bashki!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.