Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 39-vjeçare Dj grek Decibel. Dj i njohur Dimitris Bello ka ndërruar jetë në spitalin ‘Gennimata’, ku ishte i shtruar prej disa ditësh.
Sipas mediave greke 39-vjeçari, babai i dy vajzave, nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe në fillim kur kishte rezultuar pozitiv me Covid kishte simptoma të lehta, por më pas gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

e.h/DRONI.al/











