• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk ka asnjë vend që të ketë 40 herë më shumë raste të reja sesa në mars si ne Shqiperi

droni by droni
21 November, 2020
in Kronika, Kryesore
0
Deputeti i PD-së reagon për Asamblenë e PS-së: E gjithë ajo që u pa dhe dëgjua, një shfaqje e shëmtuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Situata e pandemisë është në prag të një katastrofe kombëtare”, tha sot ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu për ATSH, duke theksuar se shifrat janë tejet alarmante.

Në një intervistë për ATSH, Shehu  tha se ne jemi i vend në botë ku sot kemi rritje të shifrave me 40 herë më shumë sesa në mars apo në  shkurt të këtij viti, në periudhën e para mbylljes të mbylljes apo gjatë mbylljes. “Nuk kemi pasur asnjë vend tjetër që të ketë pasur kaq shifra kaq të larta në krahasim me periudhën e dimrit apo me periudhën e  pranverës së këtij viti”, tha ai.

Pikërisht ky fakt, sipas Shehut, tregon se gjithçka u ndërtua në atë periudhë, ajo mbyllje që u bë në atë periudhe ishte absolutisht iracionale, ishte thjesht për propagandë, ishte për të terrorizuar njerëzit dhe pësoi një dështim të madh.

“Sepse realisht, mbyllja nuk është se e zgjidh çështjen. Mbyllja nuk mund të jetë një qëllim në vetvete. Që ditën e parë të mbylljes duhet të mendosh për ditën e parë të hapjes dhe pastaj mund të mendosh më tej për mundësinë e  keqësimit të gjendjes, gjë që nuk ndodhi në Shqipëri”, tha Shehu.

Ai theksoi se vendi nuk pati asnjëherë një periudhe të qetë edhe gjatë verës kur vende të tjera ranë në qetësi, ne vazhduam të kishim numër rastesh. “Tani rastet kanë shkuar në mënyrë eksponenciale, të tilla  që nuk gjenden askund dhe nuk krahasohen me ato të dimrit dhe pranverës së kaluar”, u shpreh ai.

Në lidhje me rritjen e testimeve, Shehu shpjegoi se nuk funksionon argumenti që në vende te testime të larta nuk është ndalur përhapja e infeksionit. Ai theksoi se nuk ka asnjë vend që të ketë 40 herë më shumë raste të reja sesa në mars.

“Unë nuk them se pandemia është zhdukur në botë, vazhdon dhe është  agresive, por më tregoni një vend tjetër në botë që ka sot  40 herë më shumë sesa në mars dhe në shkurt të këtij viti. Nuk ka asnjë vend. I vetmi vend është Shqipëria, absolutisht”, tha ai.

Përsa i përket testimeve, Shehu tha se “testimet janë i vetmi mjet, e vetmja mundësi, që ka sot shkenca mjekësore për të diagnostikuar rastet që kanë COVID, dhe kjo do të thotë t’i diagnostikosh ato, t’i izolosh ato, të ndjekësh kontaktet e tyre, t’i mjekosh ato, t’i shërosh dhe t’i kontrollosh ato që janë shëruar”.

“Si mund të mjekoj  një rast me COVID, në qoftë se unë nuk e kam të testuar me diagnostikim atë? Si mund të ndjek kontaktet e një rasti me COVID në qoftë se nuk kam bërë testimin. Pra, si mund të bëj bllokimin epidemiologjik dhe si mund të bëj trajtimin korrekt të një të sëmuri, në qoftë se unë nuk e di diagnozën dhe unë nuk e di se ai është me COVID?”, u shpreh Shehu.

Ai shtoi se shkenca mjekësore sot ka vetëm testimin që identifikon dhe skanerin.

“Është edhe skanimi i polmoneve, i cili padyshim është shumë më i shtrenjtë se testimi, por gjithashtu i krijon një  ngarkesë me rrezatim pacientit dhe është shumë i vështirë për t’u realizuar, sepse  kërkon pajisje speciale. Pra ngel testimi si e vetmja mundësi. Në qoftë se testimin e anashkalojmë në Shqipëri,  bllokojmë laboratorët në Shqipëri për muaj të tërë, atëherë unë mendoj, pse e bëjmë këtë gjë? Nga injoranca, dashakeqësia, nga papërgjegjshmëria”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, njëheraz ish-mjek reanimator.

Pyetjes se si do e zgjidhte PD këtë situatë, Shehu tha se ne i kemi thënë qartësisht dhe përpara hapat që duhen ndjekur dhe si duhen ndjekur, dhe kemi bërë programet tona që në muaj janar.

“Ne më 25 janar të këtij viti kemi dhënë alarmin të parët. Kemi paraqitur hap pas hapi se si duhej bërë dhe para pak kohësh përsëri ne paraqitëm një program me 5 pika për këtë  periudhë kaq urgjente. Ndryshe këtu situata po degradon. Po shkon jo vetëm jashtë kontrollit po shkon në prag të katastrofës kombëtare. Dhe e gjitha lidhet me papërgjegjshmërinë e rilindjes dhe Ramës në radhë të parë, të qeverisë për paaftësinë e plotë të tyre, absolutisht dhe mosdëshirën për të dëgjuar ata që këshillojnë dhe dinë diçka”, u shpreh Shehu.

Shehu shtoi se ajo që po ndodh sot me Gjirokastrën është shembulli më i keq  i dështimit dhe i papërgjegjshmërisë.

“Sot Gjirokastra është e dyta në Shqipëri pas Tiranës me numrin e rasteve. Gjirokastra dje ishte në dyfishin e numrit që kishte Shkodra që ishte e treta, për nga numri i rasteve të infeksionit. Gjirokastra kishte më shumë të infektuar se Shkodra dhe se Fieri. Pse  ka ndodhur? Papërgjegjshmëri e madhe. Më datën 25 tetor  atje, rilindja për efekte propagandistike organizoi një manifestim “retro” ku nxori makina të Enver Hoxhës, dhe mbushi  Gjirokastrën me të ardhur nga Tirana, nga rrethe të tjera në kundërshtim të plotë me rregullat dhe kriteret epidemiologjike gjatë kësaj përiudhe shumë të nxehtë dhe më datën 8 nëntor, Gjirokastra që deri në atë kohë kishte pak raste,  shkoi menjëherë 37 raste për të shkuar sot në 71 raste duke qenë e dyta në Shqipëri. Dhe kjo katastrofë po mbahet e fshehtë nga qeveria. Gjirokastra është shembulli më i dhimbshëm i papërgjegjshmërisë së rilindjes”, tha ai.

Previous Post

TIRANE/ Prangosen nga policia disa shites te dozave te vogla

Next Post

Spahia: Prokuroria, asnje veprim per numrin e fshehur te viktimave nga covid

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Partia demokratike denoncon koncensionet e CHECK UP-it, 22 milion euro për vizita të pakryera

Spahia: Prokuroria, asnje veprim per numrin e fshehur te viktimave nga covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.