Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është infektuar me Covid-19, bëjnë të ditur burime nga Policia e Shtetit.
Mësohet se Veliu po merr mjekim në shtëpi, pasi ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Në drejtimin e policisë është komanduar zv.Drejtori Albert Dervishi./DRONI.al/












