Në 24 orëve të fundit në Berat u konfirmuan 41 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 501 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qark.
ABC raporton se mes rasteve të reja me Covid janë një mësuese në fshatin Karkanjoz dhe dy mjekë.
Mjekët e konfirmuar pozitivë me Covid janë një mjek në qendrën shëndetësore Nr.2 dhe një mjek neurolog në spitalin në Berat.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u raportuan 692 raste të reja me COVID-19 dhe 6 humbje jete.
e.h/DRONI.al/












