Prej 7-vitesh të lidhur dhe disa vitesh bashkëjetesë, çifti i njohur Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë vendosur të martohen. Edhe pse mjaft të kujdesshëm për jetën e tyre personale në vëmendjen e publikut, një lajm i tillë për moderatorët e Vizion Plus nuk është mbajtur dot i fshehtë. Martesa e Turit dhe Orindës do të jetë vitin e ardhshëm, pra në 2017-ën, por data nuk është bërë publike.
Siç shkruan revista Story, e cila citon burime të afërta me çiftin, Turi dhe Orinda jo vetëm e kanë vendosur në mënyrë të papritur datën e martesës, por edhe kanë filluar përgatitjet e para për ceremoninë. Burime të sigurta pranë çiftit kanë thënë për Story se çifti po punojnë për detajet e dasmës që do të jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen.











