Nje person u gjet i mbytur ne nje pus uji ne Korce. Ai eshte i moshes 89 vjec dhe ngjarja ndodhi ne fshatin Barc.
“Më datë 15.11.2020, rreth orës 08:00, në fshatin Barç, është gjetur i mbytur në një pus uji shtetasi H. D., rreth 89 vjeç, banues në këtë fshat.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /DRONI.al/












