Janë zbuluar detaje të reja për shoqërimin në komisariat të ish-deputetit të PS, Kastriot Islamit, pasi nuk kishte vënë maskë mbrojtëse. Efektivët e ndaluan pranë digës së Liqenit ku Islami, i veshur sportiv kishte dalë për të bërë vrap të lehtë, ndaj dhe nuk e kishte marrë maskën me vete.
Gjatë ushtrimit të aktivitet fizik, nuk është e detyrushme mbajtja e maskës, ndaj ish-deputeti nuk e kishte vendosur dhe nuk kishte marrë me vete as mjetin e identifikimit.
Kjo është hera e parë që një figurë politike shoqërohet në komisariat për moszbatimin e rregullit të vendosur nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Pasi konfirmuan identitetin e tij dhe i vendosën masën ndëshkuese, mësohet se Islami u la i lirë.
e.h/DRONI.al/











