Në Berat kanë rezultuar pozitive me Covid-19 katër mësuese vetëm në 24 orët e fundit.
2 nga mësueset e rezultuara pozitive punojnë në shkollën “22 Tetori”, ndërsa një tjetër në shkollën “Ajet Xhindole” raporton Abc News.
Pozitivë kanë rezultuar edhe dy fëmijë tek qendra e zhvillimit Rajonal në rajonin numër 3.
Berati që nga fillimi i pandemisë ka numëruar 419 raste pozitive me koronavirus.
e.h/DRONI.al/












