Është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e banorëve nga ndërtesa dhe lokalet përreth, ndërkohë që po punohet për shuarjen e flakëve.
Shkaku i këtij zjarri është i paqartë ndërkohë është konfirmuar nga policia e Kosovës se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, tha policia për Express.
e.h/ DRONI.al/











