Një tjetër aksident ku janë përplasur tre makina është shënuar mbrëmjen e sotme në kilometrin e parë të Superstradës Lezhë-Tiranë.
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që mund ta kenë shkaktuar aksidentin.
e.h/DRONI.al/











