Për shumë të apasionuar pas studimit dhe vështrimit të hapësirës, NASA ndan me publikun vetëm majën e ajsbergut të materialeve që ka dhe njoftimi i fundit i agjencisë ka ndezur rrjetet sociale.
NASA njoftoi shkurtimisht se të hënën do të dalë në një telekonferencë për të bërë publike të dhëna të fundit të grumbulluara nga vëzhgimi i teleskopit.
“Astronomët do të paraqesin rezultatet surprizë dhe unike të vëzhgimeve të Europas. Janë rezultate dhe prova mbresëlënëse që faktojnë ekzistencën e një oqeani me ujë nën sipërfaqen e Europës”, thuhet në njoftimin e NASA-s.
Ka mjaftuar kjo deklaratë e agjencisë amerikane për të ndezur rrjetet sociale, ku qindra përdorues e interpretojnë fjalët “surprizë” dhe “kërshëri” duke shkuar deri aty sa të deklarojnë se NASA ka gjetur jetë aliene në satelitin e Jupiterit.
E gjitha kjo është zbehur, por jo zhdukur krejtësisht, nga një postim i agjencisë në Twitter ku paralajmëron që të mos pritet lajmi për gjetjen e alienëve.











