Gjykata e Apelit të Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e OST, Klodian Gradecin, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.
Gradeci u akuzua që i kishte shkaktuar 1.5 milionë dollarë dëm buxhetit të shtetit së bashku me zyrtarë të tjerë të AKBN.
Ish-drejtori i OST, mik i ish-ministrit Damian Gjiknuri, u arrestua disa javë më parë në aeroportin e Rinasit pasi u kthye nga Turqia. Gjatë seancës së shkallë të parë Gradeci tha se u vetë dorëzua dhe se ishte në Turqi për kurim pasi nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore.
e.h/DRONI.al/











