Tragjedi nga koronavirusi në nje familje ne Tirane ku semundja ka marrë dy vëllezër brenda ditës.
Lajmi i rende eshte njoftuar nga nje familjar tjeter, Afrim Osmani, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.
Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shkroi fillimisht i pikëlluar se cobid i mori vellain.
“Covid me mori vellain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do qe te shkoj ne banesen e fundit sipas protokollit te zi te Covid. I mirekuptoj te gjithe” ishte postimi i tij i parë.
Ndërkohë që disa orë më pas ai njoftoi ndarjen nga jeta edhe të vëllait tjetër. “Covid e mori edhe vellain tjeter Arjanin. Tmerr pa fund”.











